25-11-2024

PSD-ja vendos stikersa në veturat e zyrtarëve të shtetit

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur aktivitet pranë Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen e arritur për targat e automjeteve nga Serbia.

Aktivistët e PSD-së kanë vendosur stikersa (letër ngjitëse) në veturat zyrtare të Qeverisë.

Më poshtë janë tri pikat e marrëveshjes për targat që u arrit të enjten në Bruksel:

Njësitë speciale të policisë të vendosura aktualisht në Jarinje dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokadat e rrugëve, duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se në ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para fillimit të largimit të njëkohshëm dhe do të qëndrojë për rreth dy javë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe lirinë e lëvizjes.

Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00, vendosja e stikersave siç është rënë dakord në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE do të zbatohet si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

Një Grup Punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, palës së Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor 2021, në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i tij i parë, Grupi Punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të Dialogut.

Asnjë koment

Comments are closed.