Pse e mban fotografinë e Thaçit në zyren e tij, përgjigjet Latifi
Gjatë ditës së djeshme nga takimi i Presidentes së vendit, Vjosa Osmani si dhe kryetarit të Rahovecit i cili vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, fotografia e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në zyrën e këtij të fundit mori pothuajse të gjithë vëmendjen, raporton Gazeta Sinjali.
Në albumin e pamjeve që publikoi presidentja Osmani nga ky takim, përveç fotografisë së saj, ishte e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit Thaçi, e cila bëri xhiro dje në rrjetet sociale.
Smajli për Gazetën Sinjalin tha se në zyren e tij përveç fotografisë së Thaçit, e mbanë edhe atë të Ramushit, teksa shton se si arsye për mbajtjen e tyre e ka respektin ndaj vlerave.
“Është fotografia edhe e Vjosa Osmanit, edhe e Hashim Thaçit, edhe e Ramushit. Fotografinë e Thaçit e Ramushit i mbajë për respektin ndaj vlerave kombëtare, historike, institucionale”, u shpreh ai.
Smajli gjithashtu shtoi se nuk ka pasur pse të merr ndonjë koment nga Osmani për këto fotografi, teksa theksoi se nuk dëshiron të merret shumë me komentimin e tyre.
Kujtojmë se, i pari i Rahovecit pavarsisht dy fotove, të Ramushit e të Thaçit në zyren e tij, nuk e ka shkelur ligjin, duke mbajtur edhe atë të Presidentes aktuale të Kosovës.