04-08-2025

Pse janë shtuar gjobat në trafikun kosovar?

Shkeljet e rregullave të trafikut me ardhjen e diasporës në Kosovë, shpeshtohen.

Sipas avokatit, Petrit Lladrovci, kjo ndodh për shkak të dendësisë në trafik, duke çuar kështu në rritjen e gjobave e të kundërvajtjeve, transmeton Klankosova.tv.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Lladrovci foli edhe për zbutjen e gjobave nga ana e policisë, derisa një gjë të tillë e quan të kundërligjshme.

Nga ana tjetër, eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, thotë se masat në trafik janë për të parandaluar aksidentet apo shkeljet e rregullave të trafikut.

Me ardhjen e mërgatës, Dedaj thotë se trafiku në Kosovë është më i ngarkuar se normalisht.

Lexo edhe;

Kryetari Totaj pëlqen ditët e shkollave, por mungon në festivalin “Dokufest”

Asnjë koment

Comments are closed.