Pse kërkon që të shtyhet fillimi i gjysëmvjetorit kreu i SBASHK-ut?
Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet kanë bërë që nisja e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit në shkollat e Kosovës të shtyhet.
E nesër pritet që procesi mësimor të rinisë në shumicën e shkollave, përveç atyre në Fushë Kosovë dhe Malishevë.
Lidhur me gjendjen, foli kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj.

“Edhe unë besoj që drejtoritë arsimore bashkë edhe me drejtorët e shkollave do ta analizojnë mirë situatën dhe mësimi do të fillojë atëherë kur duhet. Ka informacione se temperaturat do të shkojnë në – shumë gradë dhe një pjesë e shkollave mund të ketë probleme shtesë me ngrohjen”, deklaroi Jasharaj.

