Pse në mëngjes peshojmë më pak se në mbrëmje
Në mbrëmje, nëse peshoheni do të vini re se jeni 2 kilogram më shumë, por sa gjasa ka t’i keni shtuar gjatë një dite të vetme?
Sipas ekspertëve, ka disa shkaqe që ndikojnë tek pesha e mëngjesit, duke nisur nga fakti i thjeshtë që gjatë natës nuk keni ngrënë ose pirë asgjë. Gjithashtu një tjetër arsye është humbja e ujrave të trupit. Gjatë natës ne humbasim ujë duke marrë frymë, duke djersitur dhe sigurisht duke shkuar në banjë për të urinuar.
Duke qenë se uji përbën 50-60% të peshës trupore të një të rrituri, këto ndryshime ndikojnë tek kilogramët. Gjatë natës sistemi tretës vijon të funksionojë normalisht, gjë e cila gjithashtu ndikon tek pesha më e ulët e mëngjesit. Të jeni të bindur që edhe gjatë gjumit mund të digjni mjaftueshëm kalori!
Cila është mënyra më e mirë për t’u peshuar?
Mëngjesi! Para se të hani/pini dhe pasi të keni shkuar në tualet. Ekspertët thonë se e mira është peshoheni pa rroba dhe ta mbani peshoren në një vend të qëndrueshëm në vend që ta lëvizni kudo nëpër shtëpi. Rekomandohet të peshoheni 1 herë në javë, por mos u fiksoni pas saj.