24-11-2024

Pse nuk u martua sërish? Albërie Hadërgjonaj jep mesazhin që çdo femër duhet ta lexojë!

Artistja e madhe Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe”, ku ndau detaje për jetën e saj personale dhe profesionale.  Albëria u bë nënë në moshën e hershme të 16 vjeç, dhe kur u pyet për mendimin e saj mbi martesën në rini, ajo dha një këshillë për vajzat e reja:

“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”

Në bisedën e saj, ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra. “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh ajo.

E pyetur për arsyen pse nuk është martuar sërish, Albëria dha një mesazh të fortë për të gjithë femrat, që lumtura vjen brenda vetes dhe jo nga të tjerët.

“Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”

Asnjë koment

Comments are closed.