24-11-2024

Pse u takuan dje gjyqtarët dhe prokurorët e Speciales?

Gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Speciale pati zhvillime.

Në një takim nga distanca, diskutuan gjyqtarët dhe prokurorët e këtij institucioni.

Në njoftimin e dhënë nga Dhomat e Specializuara, u tha se takimi ishte në kuadër të Plenares së Gjashtë.

Gjatë Plenares, Kryetarja i informoi gjykatësit për zhvillimet e fundit në lidhje me çështjet institucionale aktuale.

Gjykatësit gjithashtu dëgjuan prezantime nga Prokurori i Specializuar, Administratorja dhe shefat e njësive të Zyrës Administrative, duke përfshirë Zyrën e Mbrojtjes dhe Zyrën për Pjesëmarrjen e Viktimave, për zhvillimet në zyrat e tyre përkatëse.

Ditëve të fundit në fakt ka pasur lëvizje të reja nga Specialja. Ish-komandanti nga zona e Dukagjinit, Pjetër Shala, u arrestua me urdhër të Gjykatës Speciale në Belgjikë.

Kjo pasi atij iu konfirmua aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Deri tani, Specialja nuk ka dhënë detaje tjera për akuzat që rëndojnë mbi Shalën apo për kohën e ngritjes së aktakuzës ndaj tij./io

Asnjë koment

Comments are closed.