Publikohen emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim
Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi listën e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim.
Ky proces po zhvillohet në kuadër të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj, njofton Klankosova.tv.
Në këtë listë dallohen disa emra që e kanë kaluar këtë fazë, si emri i Nita Lumezit, e që mund të jetë familjare e ish-kryeprokurorit, Aleksandër Lumezit, e njëjta vlen dhe për Vilson Malokun, djali i liderit të KPK-së, Jetish Maloku.
Në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/1.gif?resize=736%2C572&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/06/2.gif?resize=565%2C792&ssl=1)