09-05-2025

Publikohen përgjimet e Hysri Selimit me BIA-n: E kam dërguar oficerin tonë për ty në Siri, më tha që je gjallë…

Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas të përgjimeve të siguruara nga televizioni Dukagjini, zbulojnë komunikime të drejtpërdrejta midis Selimit dhe një oficeri të BIA-s.

Këto biseda dëshmojnë një bashkëpunim të strukturuar. Në përgjime përmendet edhe emri i të dënuarit për terrorizëm, Zekrija Qazimi. Bisedat flasin për fuqizimin e grupit të tij.

Një fragment i publikuar tregon interesimin e drejtpërdrejtë të BIA-s për gjendjen e Selimit kur ky ndodhej në burg në Siri.

Biseda:

Oficeri i BIA-s: Zoti iu ka ruajtë vëlla… Unë vëlla e kam pasur një… si të them…

Selimi: një përshtypje

Oficeri i BIA-s: Përshtypje, një ndjenjë kam pasur se do të ktheni. Dhe se gjithçka do të jetë ashtu disk duhet. Pasha jetën.

Selimi: PO them sinqerisht… aq shumë herë e kam dashur këtë.

Oficeri i BIA-s: Unë i kam dërguar, oficerin tonë (të BIA-s)… ambasadorin tonë në Siri. I kam dërguar që të interesosh për ty, a po kupton?

Selimi: E çka tha?

Oficeri i BIA-s: Po ai tha se je gjallë.

Selimi: po, ai ka informacione…

Oficeri i BIA-s: Po si nuk ka informacione vëlla… e kam ditur që je gjallë dhe që je ne burg. Por, nuk kam ditur shumë detaje.

Përgjimet mund t’i shikoni nga minuta 1:58./RTVDukagjini.

Asnjë koment

Comments are closed.