Publikohet fotografia e 22-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në Malishevë
Sot rreth orës 08:50 në fshatin Mirushë të Malishevës, një 22-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Burime të Indeksonline, bëjne me dije se bëhet fjalë për Edison Thaçin.
Rastin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Ai tha se me të marrë informatën, Policia bashkë me një ekip mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Sot rreth orës 8:50 në fshatin Mirushë-Malishevë është raportuar për një person i cili dyshohej të ishte pa shenja jete. Policia ka dalë në vend-ngjarje si dhe një ekip mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur në vitin 2000. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”, tha Elezaj.