22-11-2024

Publikohet fotografia e gruas që u vra nga kunati i saj, u qëllua në sy të vajzës 2-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkozë të Tiranës, ku një person ka qëlluar për vdekjen kunatën e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas mediave në Shqipëri, viktima është Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve, ndërsa dorasi, Roland Sinani.

02

                 Migena Sinani

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Migena Sinani, 37 vjeç, dhe Roland Sinani, 43 vjeç, janë dy viktimat.

Në momentet e fundit të jetës, 37-vjeçarja ka qenë në shtrat duke fjetur me vajzën e saj dy vjeçare.

Migena ishte nënë e dy fëmijëve të mitur, vajza dy vjeçe dhe djali 4 vjeç.

Ato kanë qenë në gjumë në orën 04:00 të mëngjesit, kur kunati i saj e ka qëlluar me armë në shtrat.

Një plumb në gjoks i mori jetën, ndërsa la pas dy fëmijët. Djali nuk ka qenë në banesë në momentin e krimit, pasi ka qenë tek familjarët e 37-vjeçares.

37-vjeçarja u vra me armë zjarri nga Sinani i cili pak momente pasi vrau kunatën ka dalë në rrugë para shtëpisë në Shkozë dhe ka vrarë veten.

Trupi i tij është gjetur në oborrin e banesës, ndërsa arma e krimit është gjetur larg vendit ku u gjet trupi i pajetë i Roland Sinanit. Ky detaj ka shtuar dyshimet se një person i tretë mund të jetë i përfshirë në ngjarje, pistë që po hetohet edhe nga Policia. Shqiptarja raporton se ka dyshime të forta që babai i autorit, të ketë fshehur armën menjëherë pas ngjarjes./GS

Asnjë koment

Comments are closed.