Pulmologjia mbushet me pacientë post-Covid
Nëpër klinikat COVID ka rënë dukshëm numri i të hospitalizuarve.
Megjithatë numër më i lartë i pacientëve për trajtimin e pasojave të shkaktuara nga sëmundja COVID-19, është në klinikën e pulomogjisë në QKUK.
Aktualisht këtu po trajtohen 22 pacientë post-COVID, që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.
Derisa, të hospitalizuarit të cilët kërkojnë tretman më të zgjatur i përkasin moshave të shtyra si dhe që kanë sëmundje tjera shoqëruese.
Ndërkaq, nga këta 22 pacientë që po trajtohen për shkak të telasheve që iu ka sjellë virusi, 5 nga ta janë në gjendje pak më të rëndë, të cilëve iu nevojitet mbështetje më e madhe e oksigjenit.
