Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka intervistuar tre të dyshuar lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Prizren, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.
Në raportin e Policisë, thuhet se rasti është rikualifikuar si “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Rasti i raportuar “Hetim i vdekjes” është ri kualifikuar si më lart dhe lidhur me te janë intervistuar tre te dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa dy te dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.