21-11-2024

Punimet në Sheshin “Shatërvan”, Vetëvendosje i reagon kryetarit, Totaj

Vetëvendosje në Prizren, ka reaguar ndaj kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, rreth dinamikës së shtuar të punimeve nëntokësore në Sheshin “Shatërvan”.

Ajo këtë e ka bërë përmes një komunikate për media:

“TË VËRTETAT RRETH DËSHTIMEVE TË KRYETARIT SHAQIR TOTAJ NË RREGULLIMIN E SHESHIT “SHATËRVAN” NË PRIZREN

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar “se po punohet me dinamikë të shtuar në sheshin Shatërvan, pas ndërtimit të infrastrukturës nëntokësore në këtë shesh”!

E vërteta nuk është kështu siç po pretendon,  z. Totaj. Pra, nuk qëndron fakti se në sheshin Shatërvan është rregulluar apo ndërtuar infrastruktura nëntokësore!

E vërteta rreth rregullimit të sheshit Shatërvan dhe infrastrukturës nëntokësore është si më poshtë:

  1. Komuna e Prizrenit, rreth një vit e gjysmë ka bërë përgatitjen e projektit për rregullimin e sheshit Shatërvan;
  2. Sipas kontratës aktuale – “asnjë metër gjatësi e kanalizimit dhe sistemit të ri të ujësjellësit nuk është paraparë të vendoset në sheshin Shatërvan;
  3. Nuk është paraparë të bëhet rehabilitimi i lidhjeve shtëpiake / komerciale të konsumatorëve në sheshin Shatërvan;
  4. Nuk është paraparë rehabilitimi i kanalizimit kryesor në sheshin Shatërvan;
  5. Nuk është paraparë rehabilitimi i hidrantëve dhe vendosja e hidrantëve të rinjë në sheshin Shatërvan;

Kryetar, gënjeshtrat e manipulimet shumë shpejtë po të dalin në shesh!”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Asnjë koment

Comments are closed.