25-11-2024

Punonjësit arsimor do të marrin në maj pjesën e dytë të shtesës prej 100 euro

Ministria e Financave njoftoi se ka përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Republikën e Kosovës.

Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit.

Asnjë koment

Comments are closed.