Pushimorja në Nashec do të përdoret si karantinë në rast nevoje
Dy drejtorët e komunës së Prizrenit, ai i Shëndetësisë, Visar Shehu dhe drejtori i Administratës, Osman Hajdari gjatë ditë së sotme kanë shikuar nga afër gjendjen dhe punimet në objektin e pushimores në Nashec.
Përmes një njoftimi në facebook, drejtori Shehu u shpreh se në rast nevoje ky lokacion do të përdoret si karantinë për mbrojtjen e përhapjes së COVID 19.
Objekti do të jetë i gatshëm të hënën dhe pritet të ketë kapacitet për rreth 60 persona.
Drejtori Shehu gjithashtu falënderoi edhe drejtorin e Emergjencave në komunën e Prizrenit, Faruk Dakajn për punën e bërë në afat rekord për adaptimin e këtij objekti në karantinë eventuale./tvprizreni.info/