23-11-2024

Pushteti dhe opozita përplasen për tenderin e sheshit të Suharekës që e fitoi Kuçi i AAK-së

Situata e krijuar pas fillimit të ndërtimit të sheshit në qytetin e Suharekës ka qenë pika e vetme e rendit të ditës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë në këtë komunë.

Dhënia e tenderit për ndërtimin këtij sheshit, kompanisë së zyrtarit të AAK-së, Blerim Kuçit dhe tollovia e cila, po krijohet në qytet ishin ndër shqetësimet që u ngritën nga asamblistë të opozitës, raporton KTV.

Asamblistët drejtuan shumë pyetje për kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj.

Mirëpo, në përkrahje të kryetarit, e edhe përkrahje më të madhe për përfituesin e këtij tenderi, dolën asamblistë të partisë së AAK-së.

Gjatë kësaj mbledhjeje, asamblistë të PDK-së kanë paralajmëruar protestë në rast se punimet nuk përfundojnë me kohën e paraparë.

E kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj iu përgjigj disa prej pyetjeve.

KTV-ja javë më parë, kishte raportuar për dhënien e tenderit, kompanisë e cila në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, figuron si pronë e zyrtarit të AAK-së, Blerim Kuçi.

Asnjë koment

Comments are closed.