Putini fton Zelenskyn në Moskë, thotë se sheh “dritë në fund të tunelit për luftën në Ukrainë
Duke folur për mediat ruse dhe kineze në Pekin, Vladimir Putin është pyetur nëse është i gatshëm të takohet me Volodymyr Zelenskyn e Ukrainës.
Dhe ai është përgjigjur pozitivisht, për sa kohë që takimi është “i përgatitur mirë” – një shprehje që kemi dëgjuar nga zyrtarët e Kremlinit në javët e fundit që ka të ngjarë të jetë e dizajnuar për të vonuar çdo bisedime.
“Nuk kam refuzuar kurrë ta bëj këtë, nëse kjo çon në rezultate pozitive”, tha ai.
“Dhe meqë ra fjala, Donald më pyeti nëse ishte e mundur dhe tha se ishte e mundur. Unë thashë, le të vijë në Moskë”, citohet të ketë thënë më tej Putin,
Ndërsa i pyetur nga grupi i vogël i gazetarëve nëse lufta në Ukrainë është afër përfundimit, Vladimir Putin u thotë gazetarëve në Pekin se ka “dritë në fund të tunelit”.

“Unë besoj se, nëse ekziston logjika e shëndoshë, është e mundur të biem dakord për një opsion ose mënyrë të pranueshme për t’i dhënë fund këtij konflikti”, thotë ai.
“Ne shohim gjithashtu se administrata aktuale e SHBA-së ka vullnetin dhe dëshirën për të gjetur këtë zgjidhje”.
“Mendoj se ka një dritë në fund të tunelit. Do ta shohim. Përndryshe, do të detyrohemi t’i zgjidhim të gjitha objektivat tona me mjete ushtarake