PZAP dënon 14 persona për keqpërdorime të votave në zgjedhje
Kjo e fundit madje për këtë çështje ishte ankuar edhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Megjithatë, në lidhje me këtë rast deri më tash nuk ka asnjë komisioner të dënuar.
Rasti sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, po vazhdon të hetohet.
Por në PZAP, kjo nuk është ankesa e vetme që është pranuar.
Ky institucion ka pranuar një numër të konsiderueshëm të paneleve.
Sipas PZAP, këto erdhën nga kandidatët te ndryshëm te subjekteve politike me pretendimet se ka pasur parregullsi gjatë numërimit te fletëvotimeve në Vendvotime.
Nga këto apele PZAP-i ka dënuar 14 persona.
Ky institucion ka treguar se sa apele e ankesa janë pranuar gjithsej pas shpalljes së rezultateve të 14 Shkurtit.
Mulë Desku që është kryesues i sekretariatit të PZAP-it ka deklaruar se ky institucion i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet.
Sipas tyre, asnjë ankesë nuk ka mbetur pa u trajtuar apo pa u marr një vendim për të./GazetaExpress