PZAP hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për numërimin e 392 pakove të ardhura me postë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PAZP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosjes për numërimin e 392 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës.
Në vendim e PZAP-së të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se”Hudhet e palejusheshme ankesa e datës 22.11.2019 e paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë me të cilin ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, me seli në Prishtinë, që të bëjë verifikimindhe numërimin e 392, pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë vendit”.
Paneli ka vlerësuar se në këtë fazë të procesit zgjedhor kurr është dorëzuar në PZAP me pretendimin nga ankuesi qe të urdhërohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 392, pakove me fletëvotim të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës nuk mund të procedohet si ankesë e lejueshme.
Ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka theksuar se pesë ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhje me datën 12.11.2019 kanë shkuar për ta mbyllur fahun postar numër gjashtë duke konsideruar se është përmbyllur tashmë procesi zgjedhor.
Vetëvendosje kishte dorëzuar më 22 nëntor një ankesë në PZAP, përmes së cilës kërkon që ta obligojë KQZ-në që të marrë parasysh edhe 392 vota të tjera të diasporës, që sipas tyre kishin arritur gjatë periudhës 19-30 shtator 2019.
‘’Mos numërimi i këtyre fletëvotimeve nga ana e sekretariatit të KQZ-së, për mos verifikim dhe mos numërim të 392 pakove të fletëvotimeve të dërguara me postë brenda afateve ligjore, nga qytetarët që jetojnë jashtë vendit, përbën veprim kundërligjor dhe kundërkushtetues’’, thuhet në ankesën e VV-së. /Insajderi.com