25-11-2024

PZAP: Me tjetër adresë u regjistruan, me tjetër votuan diaspora në Dragash (Dokument)

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pasi që ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidati Shaban Shabani në Dragash, ka dhënë edhe disa sqarime shtesë në lidhje me votimin në Dragash.

Në vendimin e saj, PZAP tregon se 24 votues të Komunës së Dragashit që kanë dërguar pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, të cilët në periudhën e aplikimit për regjistrim si vendbanim në formularët e regjistrimit kanë dhënë shtete të ndryshme, pra nuk i kanë dërguar pakot me fletëvotime nga ato shtete që i kanë shkruar në formularët me rastin e aplikimit dhe që ishin regjistruar me adresën si votues jashtë Kosovës.

PZAP ka konstatuar disa raste ku nuk përputhen shtetet e votuesve nga vendi i regjistrimit te vendi i dërgimit të votës dhe shumica e tyre kanë qenë të shkruarar nga një dorë.

Lexo edhe:

Çfarë risish sollën zgjedhjet lokale në rajonin e Prizrenit?

“Prej votuesve të lartëcektur, 10 prej këtyre votuesve kanë dërguar pako me fletëvotime nga Austria, ndërsa në formularët e aplikimit për regjistrim e kanë deklaruar se e kanë vendbanim në shtetin e Italisë. 6 votues i kanë dërguar pako me fletëvotime nga shteti Austria ndërsa formularët e aplikimit për regjistrim e kanë deklaruar si vendbanim shtetin e Gjermanisë etj.”, konstaton PZAP.

PZAP thekson se me këtë rast procesi i votimit është lënduar dhe ka tërhequr vërejtjen te KQZ-ja të jetë më e vëmendshme në pranimin e këtyre votave.

“Pranimi i këtyre pakove nga ana e KQZ-së, pa hukumtimin dhe kontrollimin e hollsishëm, pa asnjë sqarim shtesë e minon integritetin e procesit të votimit me postë.”, thuhet në vendimin e PZAP.

“Përfundimisht, PZAP vlerëson se procesi i votimit me postë nga votuesit jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Dragashit është dëmtuar në atë masë sa që paneli paneli vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi, ngase një pako me fletëvotime nënkupton një ekonomi familjare, ku brenda pakos me fletëvotime mund të jenë një apo shumë fletëvotime të votuesve të regjistruar paraprakisht në KQZ, si votues jashtë Kosove. Prandaj, meqenëse secial pako i përket një familje, PZAP konstaton se nuk është e mundur familjet e lartcekura me rastin e plotsimit të adresës së KQZ-së dhe të kenë dorëshkrimin e njëjtë të plotësimit, të dorëzozen në dy apo tri data të njëjta të gjitha pakot e fletëvotimeve nëpër posta pranuese.”, thuhet ndër të tjera në këtë vendim. /Epoka e Re

VENDIMI: file:///C:/Users/Kuvendi/Downloads/Anr.1143-Vendim__1_.pdf
 

 

Asnjë koment

Comments are closed.