25-11-2024

Që nga fillimi i pandemisë, nga 85 foshnje të dyshuara të prekura me Covid-19, vetëm 7 kanë rezultuar pozitive

Covid-19 ka kaluar 1 vit që kur ka pushtuar tërë globin. Me miliona të infektuar e të vdekur në mbarë botën, janë statistika të cilat tregojnë për rrezikshmërinë e këtij virusi.

Përveç moshave të vjetra e të cilat fillimisht u tha që janë më të prekurat nga ky virus, as moshat e reja nuk po janë imun ndaj tij. Madje as fëmijët e foshnjet, si dhe gratë shtatzëna nuk janë imune ndaj virusit që ndërroj rrjedhën e jetës së të gjithë banorëve në tokë.

Ndërsa në Kosovë, gjendja e personave të prekur me Covid-19, ka kaluar shifrën e e 100 mijë të infektuarve e të vdekur janë mbi 2 mijë persona.

Mirëpo si qëndron gjendja në repartin e QKUK-së, atë të Neonatoligjisë, aty ku nis jeta,  ku janë të vendosura foshnjat?

Drejtori i Klinikës së  Neonatologjisë  Xhevdet Gojnovci në një përgjigje për IndeksOnline ka treguar se brenda kësaj Klinike ekziston një hapësira e veçantë për Covid-19 të Kujdesit Intensiv.

Gojnovci ka bërë të ditur se në këtë klinik janë trajtuar 85 foshnje të dyshuara me Covid-19.

“Ne Klinikën e Neonatologjisë  në hapësirën e veçantë për COVID 19 të Kujdesit Intensiv janë trajtuar 85 foshnje të  dyshuara të lindura nga nënat me Covid te dyshimta apo të infektuara ose që kanë ardhur nga shtëpia me udhëzim të mjekut “, tha Gojnovci për IndeksOnline.

E prej tyre vetëm 7 foshnje kanë rezultuar të jenë pozitiv me Covid-19.

“7( shtatë)  foshnje  pas testimit kanë rezultuar pozitiv. Pas trajtimit janë liruar në shtëpi në gjendje stabile”, theksoi Gojnovci.

Në anën tjetër ai ka bërë të ditur se kohëzgjatja e trajtimit të këtyre foshnjeve ka qenë në periudhë prej 10-12 ditësh.

Asnjë koment

Comments are closed.