24-11-2024

Qehaja: Rezultatet e testit PISA nuk mund të jenë të mira as këtë vit

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja po e vlerëson si të duhur vendimin e Ministrisë së Arsimit, për të marrë pjesë në testin PISA këtë vit

Por ai është skeptik se rezultatet do të jenë më të mira se në testin e kaluar, duke shtuar se këto rezultatet janë pasqyrë e gjendjes në arsim.

“Qeveria e Kosovës tashmë e ka komunikuar vendimin edhe këtë vit për pjesëmarrje në testin PISA. Si i tillë vlerësojmë që është një vendim i mirë pasi që e ruan atë trendin statistikorë të performancës së nxënësve dhe mbi të gjitha testi PISA po na rikthen në atë vëmendjen për gjendjen e vërtetë të arsimit në rangim ose në rezultat të testit PISA. Të metat e sistemit tonë arsimorë janë shumë evidente. Dështimet në zbatim të korrikulës me kompetenca janë të dëshmuara që ndikojnë drejtë për së drejtë pastaj edhe në rezultatet e testit PISA. Dhe për rrjedhojë nuk besojmë që mund të ketë një rezultat më të mirë se sa nga viti paraprak”, ka deklaruar ai për E.O

Pandemia thotë ai mund të ketë ndikim në rezultatet e PISA-s, prandaj sipas tij, kjo do të thotë rikthim në vëmendje për investime në zbatim të mirëfilltë të korrikulës.

“Pandemia do të ketë ndikim ashtu sikur se edhe në vendet e tjera mirëpo do të jetë shumë më e shfaqur tek vendi jonë pasi që pasi që ata 15 vjeçar që janë subjekt testimi i kanë 2 vite përtej plot viteve tjera në zbatim të një korikule jo të mirë. I kanë edhe 2 vjet të shthurura për shkak të pandemisë dhe të gjitha këto konvertohen në një performancë jo të mirë edhe në testim”, ka shtuar ai.

Asnjë koment

Comments are closed.