Qëlluan me armë efektivët shqiptarë në kufirin me Kosovën, lihen në burg pa afat 6 sirianët
Gjykata e Kukësit ka lënë në burg pa afat gjashtë shtetasit sirianë të cilët qëlluan ndaj efektivëve të policisë dhe tenduan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin Kosovë-Shqipëri.
Sipas informacioneve mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë burg pa afat për gjashtë shtetasit sirian të cilët sipas prokurorisë së Kukësit akuzohen për vrasje të punonjesve të policise e mbetur në tentative, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve e municioneve dhe kalim të paligjshem të kufirit.
Sot ishte afati i fundit i ezaaurimit të masës arrest me burg për periudhën tre mujore ndërkohë që prokuroria e Kukesit kerkoi caktimin e mases se arrestit burg pa afat.
Arrestimi i shtetasve sirian u be me daten 26 maj 2023 pas tentativës për kalimin e kufirit Shqipëri-Kosovë. Në aksionin e përbashkët mes policisë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës pati shkëmbime zjarri e për pasojë një polic i kufirit mbeti i plagosur në këmbë./abcnews