Qendra për Aftësim Profesional në Suharekë lëshon diploma me vulë të Serbisë
Qendra për Aftësim Profesional “New Born Master” funksionon në Suharekë, lëshon dokumente me vulë të Serbisë
Selinë e ka në Suharekë.
Kurse diplomat e lëshuara nga kjo Qendër për Aftësim Profesional “Neë Born Master”, kanë vulën e institucioneve të Serbisë.
Ka kohë që kjo qendër, është funksionale në qytetin e Suharekës e që u jap mundësi të rinjve për punësim jashtë vendit.
Megjithatë me një kërkim në internet, del se një qendër për aftësim profesional me emër të njëjtë nuk ekziston as në Slloveni, e as në Serbi. /T7