22-11-2024

“Qentë hajnë edhe kerre”, prishtinasja publikon fotot e veturës së dëmtuar

Një qytetare nga Prishtina është ankuar në një nga grupet në rrjete sociale se qentë endacakë ia kanë shkatërruar veturën, duke publikuar edhe fotografi, raporton Express.

Përmes një postimi në grupin Network Prishtina, ajo ka thënë se e ka kuptuar nga policia se ky nuk është rasti i vetëm që qentë endacakë kanë dëmtuar vetura.

“Të enjten në orët e hershme të mëngjesit, diku 8 qenë endacalë më kanë shkatërru kerrin. Ky pra është vendi ku jetojmë, kjo është komuna që na udhëheq. Dështim total në të gjitha nivelet! Edhe sa viktima duhet t’i kemi që t’merren masa?! Edhe sa dëme duhet me ndodh që të merren masa?!”, ka shkruar ajo./Express

 

Asnjë koment

Comments are closed.