24-11-2024

Qeshmja elektrike për pak e dogji një shtëpi në Has

Mbrëmë në fshatin Gjonaj të Prizrenit për pak u dogj një shtëpi.

Rubinetit elektrik i kishte hyrë flaka por që fatmirësisht kjo është vënë re nga familjarët.

Një nga banorët e asaj shtëpie rrëfeu tërë rastin për Indeksonline.

“Deshta me dhënë një këshillë për krejt ata qe dojn me ble ni qesi qeshme qe e nxejn ujin meniher, mos ta blejn se munen me pësu si unë sot që ke tu mu kall shtëpia shkaku qe i kish hi flaka qeshmes.

E kom ble ni qeshme me porosi si kjo e ngjashme në foto edhe kanë thënë qe e nxejn ujin meniher, i ka 3 javë ndoshta qe e kom ble, edhe parzit shyqyr zotit qe kem krejt qut edhe ka shku ni motër posht e ka pa që nkuzhin kish marrë flakë qeshmja edhe direkt e kom nal skllopken edhe jemi mundu me fik zjarrin shyqyr pa dëme të mëdhaja materiale edhe në njerëz”.

Tutje ai tha se rasti ka ndodhur pak para mesnate.

“Edhe ora e gjumit, shyqyr qe ishem qut të gjithë se t’ishem kon ngjumë ish kon tmerr“, u shpreh ai./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.