Qeveria merr vendim: Ndalohet eksporti i miellit, drithërave, vajit, sheqerit dhe kripës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksporteve të produkteve themelore agro-ushqimore.
“Sado eksport i vogël të jetë mund të rrezikojmë tutje furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen. Prandaj për të lehtësuar gjendjen propozojmë ndalimin e eksportit dhe të ri eksportit për disa produkte ushqimore. Vendimi i propozuar ndalon eksportin dhe ri eksportin e drithërave, miellit, vajit ushqimor, kripës dhe sheqerit”, ka thënë Hajdari.
Në ndërkohë, kryeministri Albin Kurti tha se ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve në vend.
“Agresioni rus dhe invazioni në Ukrainë kanë ndikuar në zingjirin e furnizimit të produkteve agro-ushqimore në Evropë. MINT me institucionet përkatëse dhe akterët në treg ka përcjell rritjen e çmimeve dhe evidencën e eksportit të mallrave. Si rezultat i të dhënave nga terreni do sjellim ndalimin e përkohshëm eksportit dhe të ri eksportit të disa produkteve ushqimore”, tha Kurti.