Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se paga e 13-të do t’u jepet punonjësve të sektorit publik në mënyrë të plotë për ata që kanë punuar 12 muaj të plotë, ndërsa ata me më pak se një vit pune do të përfitojnë një shumë proporcionale sipas muajve të angazhuar.
Po ashtu, punonjësit me orar të pjesshëm dhe gratë në pushim lehonie do të trajtohen proporcionalisht, ndërsa personat e suspenduar nuk do të përfshihen.

Ai shtoi se “për gratë lehona, muajt e pushimit të lehonisë do t’u njihen sikurse muaj që kanë punuar me orar të plotë.”/GS


