27-11-2024

Qeveria ndan 15 milionë euro për komunat, do të paguhen mësimdhënësit

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro komunave për të mbuluar pagat në sektorin e arsimit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ekzekutivi po iu del në ndihmë komunave që s’kanë arritur të mbulojnë pagat, kryesisht për sektorin e arsimit që rrjedhin nga kontrata kolektive.

Ky vendim u bë në kuadër të kërkesës për kursime dhe ndarje.

Disa komuna kanë qenë duke u përballë me mungesë të buxhetit për punonjësit e arsimit.

Asnjë koment

Comments are closed.