22-11-2024

Qeveria ndan 658 mijë euro për “LOYOLA”-n

Sot, në mbledhjen e Qeverisë me kërkesë të ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, janë ndarë mjete financiare për të mbështetur Gjimnazin “LOYOLA” me 308 mijë euro dhe Shkollën Profesionale “LOYOLA” me 350 mijë euro, transmeton kp.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, me qëllim të mbështetjes së funksionimit të rregullt të disa prej ndërmarrjeve publike që aktualisht gjenden në pozitë të pafavorshme financiare.

Janë miratuar në parim dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjeve financiare IPA 2012 dhe IPA 2013. Ministria e Integrimit Evropian do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të finalizimit të marrëveshjeve.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Projektligjin për mbrojtje nga zhurma dhe vendimin me të cilin ka emëruar Lum Mitën, udhëheqës i Divizionit për bashkëpunim ndërkombëtar financiar në Ministrinë e Financave, në pozitën e përfaqësuesit të Republikës së Kosovës në Këshillin Administrativ të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

Ndërsa edhe nisma për aderimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Trajnimit Policor të Frankofonisë, ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.