09-07-2025

Qeveria në detyrë ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 580 mijë eurove si pjesë e bashkëfinancimit për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës.


 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë theksoi se kjo është një mbështetje financiare, institucionale dhe politike, e planifikuar për t’u vazhduar.

“Mbështetjen financiare, institucionale dhe politike po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë eurove për këto dy projekte. Qëndrueshmëria e kësaj mbështetje do të vijon për bashkëkombasit tanë, qeverinë tonë e kanë dhe do ta kenë përherë në krah.”

Ndërkaq, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se ndarja e këtyre mjeteve është bërë pas kërkesës zyrtare nga Komuna e Preshevës dhe pas konsultimeve me ministritë përkatëse.

“Sipas kërkesës së Komunës së Preshevës dhe pas konsultimeve me ministritë përkatëse kërkoj të miratohet kjo kërkesë për bashkëfinancimin e projektit në fjalë për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës.”

Asnjë koment

Comments are closed.