16-07-2025

Qeveria në detyrë shqetësohet nga vendimi i Supremes

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës deklaron se është e shqetësuar me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, që shfuqizon udhëzimin administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë, me arsyetimin se ky akt është miratuar nga një qeveri në detyrë dhe nga një ministër në detyrë.

“Ky arsyetim është i pabazuar në ligj dhe përbën interpretim të njëanshëm e arbitrar të dispozitave ligjore. Konkretisht, neni 31 i Ligjit për Qeverinë nuk përmban asnjë ndalesë lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore nga një qeveri në detyrë apo ministrat në detyrë.

Ky nen kufizon veprimtarinë e qeverisë në detyrë vetëm në çështje madhore, si: marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim në Kuvend, amendamente kushtetuese, projektligje të reja, strategji dhe koncept-dokumente – por jo në nxjerrjen e akteve zbatuese, siç është Udhëzimi Administrativ në fjalë” thuhet në reagimin e qeverisë në detyrë.

Madje, ky institucion paralajmëron se ndaj këtij vendimi do të shfrytëzohen mjetet juridike në dispozicion për të kthyer ligjshmërinë dhe standardet demokratike.

Asnjë koment

Comments are closed.