30-01-2026

“Qeveria të subvencionojë rritjen e rrymësAzemi: Mos ta faturojë te qytetarët

Kërkesa e KESCO-s për shtrenjtimin e rrymës me 21.3% ka ngjallur reagime të shumta.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se Qeveria në detyrë, në krye me kryeministrin Albin Kurti, duhet ta subvencionojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe jo ta faturojë atë te qytetarët.

“Meqenëse kjo qeveri ka bërë shumë subvencionime, shpeshherë edhe të panevojshme, mund të bëjë një gjë të tillë edhe në sektorin e energjisë, duke subvencionuar këtë ngritje dhe duke dhënë para, në mënyrë që kjo barrë të mos adresohet te qytetarët përmes faturave të energjisë elektrike. Pra, është në dorën e kësaj qeverie që të marrë vendim që koston, të cilën duhet ta mbulojnë operatorët ekonomikë të energjisë, ta mbulojë vetë qeveria, në mënyrë që qytetarët të mos përballen sërish me rritje të çmimit të energjisë”, tha Azemi në Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.