Qindra autobusë drejt objektit të Qeverisë
Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve si shenjë proteste kanë parakaluar rrugëve të kryeqytetit, kjo për shkak të mossubvencionimint nga Qeveria e Kosovës.
Autobusët kanë parakaluar deri të objekti i Qeverisë së Kosovës.
Të mërkurën kjo shoqatë filloi protestat e ku u ndërpre qarkullimi i transportit të udhëtarëve urban-periferik dhe ndërurban në gjithë vendin.
Përderisa kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje.
Mirëpo, kreu i Shoqatës… Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë që prej verës së kaluar./IndeksOnline/