24-11-2024

QKMF e Prizrenit furnizohet me disa ilaçe dhe insulina

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përkatësisht në barnatoren e saj në Prizren, sapo ka ardhur një sasi e barnave dhe të insulinave, ilaçe këto të domosdoshme për personat që vuajnë nga diabeti, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Tashmë kur jemi në ditët e ftohta të dimrit, shumë qytetarë sidomos fëmijët dhe të moshuarit, pos tjerash kanë nevojë edhe për ilaçe të sëmundjeve të stinës, disa prej të cilave kanë çmime të shtrenjta për këto kategori.

Furnizimi me barna bëhet nga Ministria për Shëndetësi. Një situatë më të rëndë e kanë personat me diabet, të cilët duhet që vazhdimisht t’i përdorin ilaçet. Sipas drejtuesve të QKMF-së, ku edhe bëhet shpërndarja e insulinës për komunën e Prizrenit, pacientët e regjistruar marrin nga 4 -5 lapse të insulinës, gjatë një muaji,

Mungesa e insulinës, që sivjet është vërejtur herë pas here, ka detyruar rreth 1.750 pacientët, të cilët vuajnë nga sëmundja e sheqerit që këto barna t’i sigurojnë nga xhepi i tyre, ndonëse shumica jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Insulina është ilaçi prej të cilit edhe varet jeta e personave, që vuajnë nga shkalla e lartë e sheqerit në gjak. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.