23-11-2024

QKMF e Prizrenit siguron pajisje të rëndësishme laboratorike për analiza të ndryshme

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, përmes një njoftimi në faqen e tij në facebook, njofton se ky dikaster në shërbim të pacientëve ka siguruar pajisje të rëndësishme laboratorike për analiza të ndryshme .

Shkrimi i plotë
Pajisjet laboratorike si: Numërues biokimik sasia 2 copë, Imunoanajlizer sasia 1 copë,
Hemostaze sasia 1 copë, tashmë kanë arritur në laboratorin e QKMF-së.

Pas montimit dhe punës provuese, të gjitha analizat për të cilat jemi zotuar do bëhen realitet.

Veç tjerash, me këto pajisje të sofistikuara laboratorike do bëhen këto analiza:

1. Helicobakteri
2. Tumormarkeret
3. Jonogrami
5. Analizat reumatike
6. Troponina
7. Pasqyra e gjakut me metodë të re, etj.

Me këtë gamë të analizave, laboratori i QKMF-së në Prizren do jetë i pari dhe tani për tani i vetmi në nivel Repubike që ofron kësilloj shërbime.

Asnjë koment

Comments are closed.