24-11-2024

QKMF në Prizren do të punojë pandërprerë

Drejtuesit e kujdesit parësor shëndetësor në Prizren, kanë marrë vendim që nga data 11 Mars, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë.

Drejtori i Shendetësisë, Visar Shehu, tha se pas analizave dhe konsultave brenda stafit drejtues të QKMF-së, kemi vendosur që kohen e shërbimeve ndaj qytetarëve në këtë institucion shëndetësor t’a zgjasim nga data 11 Mars, në 24 orë, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mbingarkesës së shërbimit të Urgjencës.

Drejtori, Shehu tha më tej se, tashmë kemi bërë planin e përgjithshëm për shërbime efikase, të plota dhe të suksesshme ndaj pacientëve në çdo kohë. Qytetarët, Feti Haziri dhe Xhevat Ramadani, një vendim të tillë të drejtuesve të sektorit të shëndetësisë në Prizren që qytetarëve t’iu ofrohen shërbime 24 orëshe, e vlerësojnë tejet pozitiv.

Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, tha se, edhe në të ardhmen do të ketë vendime të reja, të cilat janë në kuadër të angazhimeve tona për të përmirësuar shërbimet mjekësore ndaj qytetarëve, theksoi ai./TvPz

Asnjë koment

Comments are closed.