23-11-2024

QKUK: Njëri nga policët e plagosur në Zhur në gjendje të rëndë, e ka humbur njërin sy

Policia e Kosovës mbrëme e ka realizuar një aksion anti-drogë në fshatin Zhur të Prizrenit, ku si pasojë e një shpërthimi një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe një fëmijë 12 vjeçar.

Njëri nga policët e plagosur është në gjendje shumë të rëndë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Intensive në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, Shaqir Uka.

Uka tha se polici në fjalë ka marrë plagë të mëdha dhe është në gjendje të rëndë.

” Pas lëndimeve të marra nga shpërthimi eksploziv, pacienti është sjellë në Qendrën Emergjente, i janë bërë të gjitha ekzaminimet urgjente dhe pas tyre është dashur t’i nënshtrohet një intervinimi kirurgjik nga ana e mjekëve të kirurgjisë së syrit dhe të qafës, për shkak që ka marrë nga plaga eksplozive në regjionin e fytyrës, qafës, krahut të majtë dhe këmbës së majtë. Pas intervenimit kirurgjik pacienti pacienti po vazhdon ende të trajtohet “- tha Uka.

Ai shtoi se pjesëtari i policisë e ka humbur njërin sy.

“Mundem të konfirmoj se njëri sy është i humbur kurse syri tjetër është shumë i lënduar” – tha Uka.

Asnjë koment

Comments are closed.