29-11-2024

“Qumili” tregon se si e shmangu shërbimin ushtarak jugosllav, mbajti vetëm 1 muaj

Aktori i mirënjohur Sevdai Radogoshi i njohur ndryshe si Qumilli ka postuar disa fotografi të vjetra të periudhës së Jugosllavisë.

Qumili përmes këtij postimi ka treguar kohën kur i është dashur të gënjej për të mos shkuar në ushtri.

Ai gjithashtu tregoi edhe rolin se çfarë e kishte gjatë asaj periudhe.

Postimi i plotë:

Kur me erdhi ftesa qe te shkoj ushtar, isha baba i dy femijeve dhe ne pritje te femiut te 3t! Nuk doja te shkoja ne ushtri sepse babain e kisha te moshuar dhe isha i vetmi femije qe punoja per ta mbajt shtepin me 10 antare! Mua mu desht te luaj nje rol jetesor qe te bindi ushtrine Yugosllave qe nuk jam i afte per te kryer ushtrine, dhe te kthehesha ne shtepi per te punuar!

Viti 1985, ushtar në Zagreb!

– Ky ishte roli im ne ushtrine e Yugosllavis me nofken “Sulo Tarzan” (me njerin sy te mbyllur). Aktrimin e beja te ngjajshem me rolin e njohur te sotit “Uka”.

Me kete rol arrita te mashtroj te gjithe ushtrine Yugosllave duke filluar nga Rreshteri deri te Neuro psikiatri dhe te mbaroj ushtrine per 1 muaj, ku detyrimi ushtarak ishte te kryheshin 15 muaj te obligueshme!

Dhe u veteshpalla doktor i aktrimit😄!

Asnjë koment

Comments are closed.