24-11-2024

Quni kërkon të nisë shërbimi ushtarak në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në mbledhjen e dytë të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin ka folur lidhur me shërbimin obligativ ushtarak, raporton Gazeta Express.

Quni ka deklaruar se janë disa standarde të cilat duhet që të ju përmbahen, e se sipas përvojave të disa anëtarëve të NATO’s, ai thotë se shërbimi obilgativ ushtarak ka qenë praktikë dhe përvojë e mirë.

Ai tha se ka përgatitur një shkrim që shpreson të merret në konsideratë.

“Në lidhje me fushën e sigurisë do të ishte mirë që të jetë në konsideratë specifikat për momentin, prania ndërkombëtare ushtarake këtu dhe disa dokumente që ne duhet të ju referohemi pasi që FSK’ja është në fazën e tranzicionit që bazohet në planin gjithë përfshirës. Për një bashkëpunim ndërinstitucional që Kosova të jetë anëtare e NATO’s janë disa standarde që duhet të ju përmbahemi edhe në lidhje me shërbimin obligativ ushtarak, që është pjesë e programit qeverisës pasi që kemi përvoja të mira të disa anëtarëve të NATO’s që e praktikojnë këtë shërbim. Unë e kam përgatitur një shkrim dhe besoj të merret në konsideratë”, ka thënë Quni./Express

Asnjë koment

Comments are closed.