Një pjesë e qytetarëve nga komuna e Prizrenit, gjatë javës që shkoi nuk kanë përfillur masat preventive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, shkruan “Gazeta e Prizrenit.
Ata kanë shfrytëzuar ditët me diell duke dalur në natyrë.
Në gjë e tillë ka ndodhur edhe në bregun e lumit “Drini i Bardhë” në Nashec, por në fotot që ka dërguar një lexues i portalit “Gazeta e Prizrenit” shihet se në këto mjedise kanë mbetur shumë mbeturina, që dëshmojnë për një papërgjegjësi qytetare.