Qytetarët “sfidojnë” Policinë me “Viber”, i tregojnë njërit-tjetrit ku ka radar
Në këto vende ka radar, qytetarët njoftojnë përmes grupit në “Viber” Qytetarët e vendit shpeshherë po arrijnë që t’i ikin radarit. Për këtë po iu shërben një grup në Viber, përmes të cilit ata njoftojnë për vendet në të cilat ka radarë.
Grupi në të cilin ata tregojnë se ku ka radarë në çdo orë të ditës numëron mbi 5 mijë anëtarë nga e gjithë Kosova. Por, gjithë anëtarët e këtij grupi duhet të përfillin një rregull, ashtu që të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e “Radarit”.
Ja disa biseda nga ky grup:Atyre u ndalohet që të bëjnë foto, dhe biseda jashtë radarit. /express.com/