Qytetarët të revoltuar me paralajmërimin e Thaçit për heqjen e taksës ndaj Serbisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nxitur reagimin e qytetarëve me paralajmërimin e tij dhënë një ditë më parë, se Kosova është gati që ta shqyrtojë heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.
Presidenti përmes Facebook-ut, ka sqaruar se këtë deklaratë e ka dhënë për gazetën amerikane “The Uashington Post”, pasi që sipas tij taksa mund të hiqet, “nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”.Por të shumta kanë qenë komentet negative në adresë të presidentit Thaçi përmes profillit të tij në rrjetin social Facebook.Komentuesit virtualisht e kanë kritikuar atë për zbrapsje të qëndrimit ndaj Serbisë si dhe për kundërshtimin e vendimit të kryeministrit Haradinaj për vendosjen e taksës.Komentuesit e kritikuan presidentin se po kujdeset më shumë për ekonominë e Serbisë, ndërsa i kanë sygjeruar të mos mirret me vendimet e qeverisë./kallxo.com