Qytetari e dorëzon çantën e gjetur pa dokumente identifikuese në Polici – kërkohet pronarja
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 gusht 2025, në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë është dorëzuar një çantë e humbur që përmbante një portofol me para, por pa dokumente identifikuese.
Në njoftimin zyrtar, Policia thekson se ky gjest i qytetarit është i çmuar dhe kërkon që personi që e ka humbur çantën të paraqitet në Stacionin Policor Veriu për ta marrë atë.
“Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen… Duke çmuar këtë gjest human, kërkojmë që personi që ka humbur çantën të lajmërohet në stacionin policor veriu në Prishtinë. Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.”, thuhet në kërkesën e Policisë./GS
