Qytetarit nga Landovica i vidhet vetura në oborr të shtëpisë
Ditën e djeshme një person ka raportuar se persona të panjohur (gjatë natës) i kanë vjedhur veturën me targa vendore, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e tij.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rasti ka ndodhur në fshatin Landovicë dhe është cilësuar si ‘’vjedhje e veturës’’./IO