23-11-2024

Qytetarja nga Suhareka flet pas lëshimit nga Qendra e Studentëve

Gjithsejtë 95 persona që janë testuar dje për koronavirus e që rezultuan negative, sot janë liruar nga Qendra e Studentëve ku kanë qenë në karantinë dhe kanë udhëtuar për në shtëpi.

Reporteri.net ka qenë në vendin e ngjarjes, pra tek Qendra e Studentëve ku edhe ka realizuar video, ku shihet personat duke nga atje dhe duke marrë rrugën për në shtëpitë e tyre.

Shyhrete Morina, nga Suhareka që ishte ardhur pra 14 dite nga Zvicra ka treguar për kushtet në Qendrën e Studentëve.

“Mirë kushtet nuk janë kanë shumë keq, veç kemi pasur mërzi, bukën e kanë pru me rregull, veç nuk na kanë jap informata, kur duan me na liru. Kam ardhë nga Zvicra. Nuk na kanë thanë nëse duhet të rrimë mbyllë, apo jo. Unë nuk kam pas mbështetje nga stafi shëndetësor, s’kam pas nevojë. Kemi qenë në katin e parë, në konviKtin numër 8. Shumica kanë dal në koridor, në fillim e kemi marrë bukën me një vend, pastaj na kane sjell në një vend”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140.

Deri më tani ka pasur një viktimë teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 23 gjithsej. /Reporteri.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.