23-11-2024

Radoiçiq i lirë, Hill: Shpresoj që çështja e Banjskës të shkojë në gjykatë dhe të ketë përgjegjës për atë që ndodhi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Milan Radoiçiq është njeriu që është vetëdeklaruar si organizator i atij sulmi të grupit paramilitar serb. Ai është edhe në listën e zezë të SHBA-së, por vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se shpreson që çështja e Banjskës të shkojë në gjykatë dhe të ketë “njëfarë përgjegjësie”.

“Mendimi ynë është se ky është një person që e ka pranuar se ka qenë shumë i përfshirë në ngjarjet në Banjskë. Sigurisht që nuk ka qenë një ditë që i ka ndihmuar interesat serbe dhe sigurisht që nuk i ka ndihmuar as marrëdhëniet amerikano-serbe. Megjithatë, shpresoj që kjo çështje të vijë në gjykatë dhe të ketë njëfarë përgjegjësie për atë që ka ndodhur”, tha Hill në një intrervistë për mediumin serb, NIN.

Asnjë koment

Comments are closed.