Rahovec: Dënohen me kusht të akuzuarit shkaku i mospagesës së materialin elektrik
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që të akuzuarit paraprakisht e kanë pranuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale.
Të akuzuarit kanë thënë se ndihen fajtor për veprën të cilën e kanë kryer dhe pendohen për rastin që iu ka ndodhur.
Ata kanë kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se janë të gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës të familjes, ashtu që t’u shqiptojë një dëmin sa më të butë.
Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve nuk e ka kundërshtuar prokurori Armend Zenelaj, i cili tha se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë vullnetare dhe ka mbështetet në provat që gjenden në shkresat e lëndës.
Gjyqtari Rashkaj, ka obliguar të akuzuarin Nazmi Shurdhiqi që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej 30 euro, ndërsa të akuzuarin Milaim Shurdhiqi e ka liruar nga shpenzimet procedurale pasi që është shfrytëzues i ndihmës sociale.
Gjykatësi Rashkaj, po ashtu i njoftoi palët prezente se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 12 shkurt 2017, ndaj Nazmi Shurdhiqi dhe Milaim Shurdhiqi, të cilët i akuzon se më 3 mars 2015, rreth orës 14: në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, marrin pasurinë e luajtshme tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.
Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit duke e mashtruar të dëmtuarin Senad Shala, shkojnë te lokali i tij “ELGE”, kinse për të blerë material, ashtu që pasi që marrin një paketë me material elektrik, kanë kërkuar nga i dëmtuari që derisa t’i vendosin në bagazh, ai t’iu bëjë gati faturën për pagesë, por me të dal nga lokali, të njëjtit largohen me automjetin e tyre në drejtim të panjohur, me ç’rast me këtë veprim të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në vlerë 171.40 euro. /BetimipërDrejtësi