Rahovec: Ndalohen garat e kundërligjshme të kafshëve
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar ndalimin e vrasjes, keqtrajtimit dhe organizimin e garave të kundërligjshme të kafshëve.
Në një komunikatë, bëhet e ditur se ata që shkelin dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë nga 100 deri 5000 euro.